Partia Demokratike e ka çuar më tej debatin lidhur me përdorimin e 1.2 milionë maskave të skaduara, duke kallëzuar penalisht ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Në kallëzimin e dorëzuar në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion nga Sekretari i Ppërgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ndaj ministres janë ngritur 5 akuza.
Bëhet fjalë për; “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Transportimi i mbetjeve”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”.
Një ditë më parë pati një debat të gjatë mes Kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me maskat e skaduara. z. Rama pranoi faktin se janë të skaduara, por akuzoi opozitën se po përhap panik duke i cilësuar të rrezikshme, në një kohë kur sipas tij, nuk janë.