English

1 euro për një libër, në Belgjikë libraria qëndron e hapur dhe fitimet shkojnë për pajisje mjekësore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërsa në të gjithë Europën vijon izolimi, në Belgjikë po ndodh diçka ndryshe. 

- Advertisement -

Shumë shërbime janë mbyllur, por disa të tjera janë të lira të vijojnë veprimtarinë e tyre. Bëhet fjalë për libraritë. Përveç librave në to mund të merren edhe gazeta dhe shumë prej tyre po ofrojnë gjithashtu shërbim publik. 

Ndonëse shumë rrallë shihet ndokush, njerëzit mund t’i porosisin librat më parë.

Stafi vazhdon të qëndrojnë i gatshëmnë dhe të zhytet mes rafteve për të gjetur librat apo lojrat që njerëzit kërkojnë.

“Nëse duhet ta mbyllim, do ta mbyllim. Nuk e di nësei respektoj rregullat, por unë mendoj se po. Dhe njerëzit sipas mendimit tim duhet të lexojnë. Nëse stafi më kërkon ta mbyll sonte do ta mbyll, por unë do të qëndroj”, thotë Marc Filipson, drejtusei i librarisë.

Qytetarët në Bruksel mundet edhe të kërkojnë një libër nga raftet dhe më pas u dërgohet në shtëpi. Nuk është një shërbim normal, por punonjësit shprehen se ata e bëjnë për të ndihmuar personat që ndihen të mërzitur apo të vetmuar. 

Çdo porosi kushton 1 euro, të cilat libraria i dhuron për spitalin e zonës, në mënyrë që të blehen pajisje mjeksëorë për të ndihmuar pacientët me coronavirus.

“Sot duhet të bëjmë më të mirën tonë. Të jemi bashkë dhe të sigurtë. Nëse kriza vijon për 1, 2 apo 3 muaj njerëzit gjithmonë do të lexojnë. Prandaj jemi shumë me fat, jo çdokush e ka të njëjtën mundësi”, shpegon z. Filipson.

Qeveria belge ka lejuar që librari të tilla të qëndrojnë të hapura pasi në to mund të merren edhe gazeta me lajmet e fundit, apo njoftime mbi coronavirusin. Por teksa COVID-19 vijon të përhapët nëpër Europë,  masat e bllokimit mund të bëhen edhe më të rrepta.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?