Kjo e premte 29 nëntor shënon dhe 1 vit nga krimi i rëndë që tronditi Prishtinën, ku Liridona Ademaj u vra në sy të fëmijëve me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli.
Edhe pse ka kaluar 1 vit nga vrasja, ende organet ligjzbatuese në Kosovë nuk kanë mundur t’i japin përgjigje motiveve që e shtynë Naim Murselin për të porositur vrasjen e nënës së fëmijëve të tij.
I vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka përkujtuar përmes një postimi në rrjete sociale, motrën e tij të ndjerë dhe momentin kur mësoi ngjarjen e rëndë.
Leonardi shprehet se Liridona e humbi jetën në moshën më të mirë dhe në një mënyrë që ishte krejtësisht e pabesueshme dhe dinake. Ai shton se malli për të dhe mungesa e saj e bëjnë çdo ditë edhe më të vështirë, dhe se dhimbja është një ndjenjë që do të mbetet përjetësisht.
Postimi i plotë i Leonardit:
“Sot, një vit ka kaluar që nga humbja jote, motër. Na mungon pa masë, dhe malli për ty shtohet çdo ditë. Mungesa jote është gjithnjë e pranishme, e ndiejmë çdo moment, gjithçka na kujton ty. Do të të kujtojmë gjithmonë me mall, si një motër të mrekullueshme, si një grua e fortë, një nënë fantastike dhe një vajzë e bukur. Të morën nga ne në moshën më të mirë, dhe në një mënyrë kaq të pabesueshme.
Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë dhe sa sytë dhe zemra ishin të mbushur me lot. E kujtoj ende si për pak nuk më merrej fryma ndërsa qaja, dhe përpiqesha të ndaloja çdo tingull që mund të lëshoja nga dhimbja. Nuk do ta harrojmë kurrë se sa e vështirë ishte për ne, dhimbjen që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.
Qofsh e lumtur, motër, dhe banore e Xhennetit. Të kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe mall. Familja Ademaj, dhe djemtë Diar dhe Dion, të kujtojnë gjithmonë me dashuri.”
LEXONI GJITHASHTU:
- Gazetari: Graniti dhe Naimi bënë prova me armë në oborr para vrasjes së Liridonës
- Marrëdhëniet poligamike “vranë” Liridonën? Gazetarja: Lidhja me nipin e gruan e tij