Parlamentit Evropian ka shpërndarë një një video informuese ku shpjegon rolin e BE-së në koordinimin e përgjigjes që prej shpërthimit të pandemisë së Covid-19.
Më poshtë dhjetë gjërat që po bën BE për të luftuar Covid-10, nga një pjesë e të cilave mund të përfitojnë dhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me statusin e ri pas vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim.
- Ngadalësimi i përhapjes
Sfidat e jashtëzakonshme kërkojnë masa të njëjta. Duke mbyllur kufinjtë e jashtëm të zonës Shengen ndaj fluturimeve të panevojshme, BE ka ndihmuar në kufizimin e përhapjes së virusit, si në Evropë edhe më tej.
- Furnizimi me mjete
BE ka ngritur korsitë e gjelbra për të garantuar furnizimet ndër-kufitare, ka përgatitur rezervat e pajisjeve mjekësore dhe ka ftuar vendet anëtare të marrin pjesë në tenderat e përbashkët për maska dhe ventilatorë.
- Nxitja e kërkimit
Fondet e BE-së po mbështesin 140 ekipe kërkimi për të gjetur një vaksinë dhe për të njohur më mirë diagnozat për përmirësimin nga Covid-19, si dhe menaxhimin dhe trajtimin klinik.
- Sigurimi i ringritjes
Për të ndihmuar BE-në të ringrihet nga ndikimi ekonomik dhe social i pandemisë, Komisioni do të propozojë një paketë nxitëse si pjesë e buxhetit afatgjatë.
- Riatdhesimi i qytetarëve
Mekanizimi i Mbrojtjes Civile të BE-së ka ndihmuar mijëra evropianë të shpërndarë nëpër botë që të kthehen në shtëpitë e tyre.
- Solidaritet evropian
Parlamenti ka mbështetur regulla të reja që i mundësojnë Fondit Evropian për Solidaritetin të mbulojë emergjencat shëndetësore. Deri në 800 milion euro do të jenë të gatshme për vendet anëtare këtë vit.
- Mbështetje ekonomisë
Banka Qendrore Evropiane ka siguruar 750 miliardë euro për të çliruar borxhet e qeverive. Për më shumë eurodeputetët miratuan edhe një paketë prej 37 miliard euro në mbështetje të kujdesit shëndetësor, të bizneseve dhe të punëtorëve.
- Mbrojtje e vendeve të punës
Për të garantuar që punëmarrësit të ruajnë vendet e tyre të punës nëse kompanitë hasin probleme, Komisioni po propozon masa të reja për të mundësuar mbështetje financiare për punën e pjesshme.
- Mbrojtja e internetit
Me milionat e njerëzve që punojnë nga shtëpia, shpejtësitë e larta të internetit janë jetësore. Për të shmangur mbingarkimin e rrjetit, BE i kërkoi Netflix-it, Facebook-ut dhe Youtube-it që të ulnin cilësinë e shpërndarjes në mënyrë që të gjithë të kenë qasje në internet, si për punë ashtu apo për kohën e lirë.
- Mbrotja e mjedisit dhe e kombanive ajrore
Parlamenti Evropian ka mbështetur rregulla të reja që i japin fund fluturimeve boshe dhe ndihmojnë kompanitë të përshtaten me uljen e kërkesave për fluturimet ajrore.
Ernest Bunguri