English

10 të vrarë nga sulmi me armë në një supermarket në Nju Jork

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhjetë persona janë vrarë nga të shtënat me armë në një supermarket në shtetin e Nju Jorkut që po hetohet si një krim urrejtjeje me motive racore.

- Advertisement -

Një 18-vjeçar i veshur me veshje ushtarake u arrestua pas një përplasjeje në vendin e ngjarjes në qytetin e Bufalos, raporton BBC.

I dyshuari hyri në një supermarket të mbushur plot me njerëz të shtunën pasdite përpara se të hapte zjarr. Ai përdori një kamerë për të transmetuar sulmin live në internet, tha policia.

Presidenti i SHBA Joe Biden dënoi atë që ai e quajti një sulm të neveritshëm.

“Ne po hetojmë këtë incident si një krim urrejtjeje dhe një rast të ekstremizmit të dhunshëm me motive racore”, tha në një konferencë shtypi Stephen Belongia, agjenti përgjegjës i zyrës së FBI-së në Buffalo.

I dyshuari besohet se ka udhëtuar për disa orë për të arritur në zonën e populluar kryesisht nga njerëz me ngjyrë. Trembëdhjetë njerëz u qëlluan në total dhe shumica e viktimave ishin me ngjyrë, tha komisioneri i policisë së Buffalo, Joseph Gramaglia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?