Kjo e martë shënoi 102 vjetorin e përurimit të Bibliotekës Kombëtare.
Institucioni i parë shtetëror, publik e laik në Shqipëri u themelua më 10 korrik 1920. Në kohën e inaugurimit, Biblioteka Kombëtare numëronte 6000 tituj librash.
Drejtuesi i parë i bibliotekës ishte gjuhëtari dhe gazetari, Karl Gurakuqi.
Përgjatë periudhës së mbretërisë shqiptare, në vjetët 1928-1937, veprimtaria e bibliotekës spikati nën drejtimin e “babait” të bibliotekonomisë shqiptare, Sotir Kolesë.
Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, e gjeti BKSH-në me një koleksion prej 15.000 vëllimesh.
Ndërsa, në fund të vitit 1947, fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime.
Me rënien e regjimit diktatorial, biblioteka nisi të hiqte barrierat në sigurimin e informacionit dhe në shfrytëzimin e disa kategorive të literaturës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Prezantohen botimet e reja Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës
- Studimet për historinë antike të ilirëve e Shqipërisë, botimet shkencore që po bëhen