English

11 vite punë në serë, fermeret: Marrim 25 mijë lekë dita, ndërtuam shtëpitë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

11 vite punë në serë, Alketa dhe Nertila: Marrim 25 mijë lekë dita, kemi ndërtuar shtëpitë

- Advertisement -

Ka nisur të punojë në bujqësi që në moshën 25-vjeçare. Mungesa e arsimit të lartë e detyroi të bënte këtë punë. Sot Nertila thotë se nuk e ndërron me asnjë tjetër.

“Kam 8 vite, është diçka që të mban ditë për ditë me punë. Kam lënë emigrimin, kisha 8 vite, ishte shumë shtrenjtë dhe nuk e përballoja dot. Këtu kam shtëpinë time, edhe pse këtu janë ngritur shumë gjërat, por hajde se na dalin, se punojmë përditë”, thotë Nertila Troka, fermere.

Alketa është kolegia e saj prej vitesh.

Kanë punuar bashkë në sera, nga mëngjesi e deri në darkë. Ashtu si Nertila, duket se ja kanë parë frytet bujqësisë.

Punoj prej 11 vitesh, u ktheva nga kurbeti, Greqia dhe fillova punë këtu. Vetëm kam punuar, bashkëshorti sa ka filluar. Përderisa kam kaq vite, ndihem shumë mirë… Çdo punë ka lodhje, vapa, por jemi mësuar me të tilla kushte”, shprehet Alketa Hasani, fermere.

Nertila dhe Alketa tregojnë se të rinjtë nuk preferojnë të punojnë në bujqësi. Shumica zgjedhin të emigrojnë, edhe pse në fermën ku të dyja ato punojnë, kërkesat për punëtorë vijojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?