Një 12 vjecar u sulmua ditën e djeshme nga 6 qen në stan, në fshatin Rusan të Delvinës.
I mituri mbërriti në spitalin e Sarandës me plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe me hemoragji. Pas nënshtrimit të ndërhyrjes kirurgjikale mësohet se gjenda shëndetësore e 12 vjeçarit është stabilizuar.
Një ditë pas ngjarjës së rëndë banorët e fshatit Rusan tregojnë për Euronews Albania se ky është rasti i parë i këtij lloji, por nuk e fshehin rrezikun qe ndjejnë nga qenët e staneve të vendosur mbi fshat.
“Nuk kemi pasur raste të tjera në fshat, ky ishte rasti i parë që kemi pasur një problem të tillë dhe uroj që të mos ketë më të tilla raste. Edhe çobanët që kanë stane t’i lidhin qenët në mëngjes, qoftë rasti i fundit duhet të kujdesen të gjithë”, tha një banor i shqetësuar.
“Në qoftë se janë të staneve duhet të kujdesen vetë pronarët, ata qen që hanë njerëz nuk duhet t’i lëshojnë, rregulli është që në orën 4 të mëngjesit ti lidhin.
Kam nipër e mbesa dhe i shoqëroj kur dalin se ka shumë qen rrugaç edhe tremben, edhe vajzat qe i kam të mëdha më thonë o gjyshi na ço deri te autobusat se kemi frikë”, tha një tjetër banor.
Banorët e fshatit Rusan bëjn apel, për zgjidhjen e situatës me qenet dhe sigurinë e më të vegjëlve.
“Edhe për qentë e rrugës duhet të mbaj përgjegjësi fshati, kryeplaku e bashkia”, tha një tjetër banor për kamerën e Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, plagosen dy të rinj (Emrat)
- E rëndë| Sulmohet nga 6 qen 12-vjeçari, dërgohet në spital me plagë të shumta
- Ditëlindja përfundoi në tragjedi, italianët që vdiqën në Ksamil ktheheshin nga festa