Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi në faqen e tij në Facebook shprehet se po hyn në funksion pjesë-pjesë rrjeti i shërbimit social për ata që janë më në nevojë dhe për të ndihmuar me kryerjen e shërbimeve jashtë shtëpie pensionistët kryefamiljarë, të cilët s’i kanë fëmijët në të njëjtin qytet.
Kreu i qeverisë sjell në vëmendje faktin se 123 kujdestaër kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës janë vetëizoluar në qendrat e kujdesit social, pa shkuar fare në shtëpitë e tyre, për t’iu shërbyer me kujdes maksimal atyre që kanë më shumë nevojë në këtë moment të vështirë.
“Punonjësit e qendrave sociale po bëjnë një sakrificë fantastike në këto momente, duke i shërbyer të moshuarve të vetmuar, fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat rezidenciale, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe shmangur cdo kontakt me jashtë, deri edhe kontaktin me njerëzit e tyre të afërt, me familjet e tyre.
Kjo është shqipëria e njerëzve që punojnë për njerëzit dhe që ndryshe nga mua, nuk i shihni në televizor a në mediat sociale”, shkruan kryeministri.