English

126 mijë emigrantë kërkojnë të votojnë me postë, KQZ miraton 73 mijë 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

126 mijë emigrantë shqiptarë kanë shprehur vullnetin për të votuar, përmes postës në zgjedhjet e datës 11 maj.

- Advertisement -

Numri i kërkesave në KQZ vijon të rritet gradualisht, edhe pse një pjesë e tyre refuzohen për shkak të mangësive ose të dhënave të pasakta që dërgohen në sistem.

Kështu, deri më tani të drejtën për të votuar e kanë fituar 60% e emigrantëve, ose 73 mijë, ndërsa janë refuzuar 46 mijë aplikime.

Kërkesat janë depozituar nga 107 shtete, por lista kryesohet nga Italia, Greqia dhe Gjermania, me të treja së bashku që përbëjnë 76% të aplikantëve.

Raporti gjinor është 60 me 40% në favor të meshkujve, ndërsa me shpërndarjen e votës në 12 qarqet e vendit, kryesojnë Tirana, Fieri e Korça me 44% të kërkesave, ndërsa në fund të listës janë Dibra, Gjirokastra e Kukësi me 10%.

Grupmosha 26 deri në 45 vjeç, është ajo që po tregon interes të lartë për të votuar nga jashtë  dhe përbën 55% të numrit të përgjithshëm të kërkesave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?