English

13 mijë të vetëpunësuar më pak në 2021, fermerët braktisën tokat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në vitin 2021, fermerët braktisën tokat për të gjetur një vend pune me rrogë fikse.

- Advertisement -

Të dhënat e INSTAT, tregojnë së krahu i punës në bujqësi u ul me 2.4%, ndërsa shërbimet dhe industria thithën më shumë punonjës vitin e kaluar.

Për braktisjen e tokave flet edhe numri i të vetëpunësuarve.

Në raport me vitin e pandemisë, në 2021-shin, ishin 13 mijë njerëz më pak të vetëpunësuar dhe 25 mijë më shumë me rrogë.

Paga fikse vjet merrnin 48% e të punësuarve merrnin paga fikse.

Në raport gjinor, burrat zunë 55.5% të punësimeve, duke dominuar tregun.

Sipas rajoneve, Durrësi, Elbasani dhe Lezha hapën më shumë vende pune, ndërsa Tirana e Vlora regjistruan më pak punonjës.

Në vitin 2021, 11.4% e njerëzve ishin të papunë. Numri i tyre u ul me 0.4%, pas daljes së vendit nga pandemia.

Në shifra numri i të papunëve u fiksua në 162.500 persona, nga 1.411.000 individë të moshës 15-64 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×