English

13 vite pritje për Interin, zikaltrit mbërrijnë në finale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rrugëtimi i MilanitChampions League është mbyllur mbrëmjen e së martës, ku rivalët e përhershëm të qytetit, rikthehen në finalen e kompeticionit pas 13 vitesh.

- Advertisement -

Zikaltrit triumfuan me rezultatin 1-0, ndërsa Lautaro Martinez ishte shënuesi i golit, i cili vulosi kualifikimin. Një përballje që nuk pati ritmin e menduar nga kuqezinjtë, me këta të fundit të cilëve u mungoi forca goditëse.

Pjesa e parë ishte e barabartë në fushën e lojës dhe rezultat, ndërsa e dyta solli një panoramë ndryshe.

Interi shtoi aksionet sulmuese, ndërsa në minutën e 74’, ishte Lukaku që shërbeu sulmuesin argjentinas, me këtë të fundit që mposhti portierin e Milanit. Dy përballje u mbyllën me fitoren e Interit me rezultatin total 3-0, duke mos i dhënë asnjë mundësi kuqezinjve.

Rikthimi i Leaos nuk i erdhi në ndihmë Piolit, i penalizuar shpesh nga dëmtimet e futbollistëve titullarë.

Në anën tjetër, Simone Inzagi po zhvillon sezonin e tij më të mirë, ku për herë të parë shkon në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa është në pritje të fituesit në ciftin Real Madrid-Manchester City.

Në 5 përballjet direkte këtë sezon mes Interit dhe Milanit në të gjitha kompeticionet, zikaltrit kanë 4 fitore dhe 1 që shkon për kuqezinjtë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×