English

14 amerikanë rezultojnë të infektuar me coronavirus

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën 14 amerikanë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus pas evakuimit nga anija “Diamond Princess”, e cila mbahet në karantinë në brigjet e Japonisë prej datës 3 shkurt. Më shumë se 300 shtetas amerikanë që gjendeshin në bordin e mjetit lundrues, u dërguan në SHBA me avionë çarter.

- Advertisement -

Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit Amerikan thuhet se, të gjithë të evakuarit ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë këtij procesi, zyrtarët amerikanë morën njoftimin se 14 pasagjerë, kishin rezultuar pozitivë në testin e kryer tri ditë më parë. DASH bën të ditur se këta 14 persona u transportuan veçmas nga pjesa tjetër. Pas evakuimit, shtetasit amerikanë po mbahen nën monitorim të rreptë nga mjekët.

Anija “Diamond Princess”, mbahet në karantinë që prej 3 shkurtit, pasi u zbulua se një person ishte prekur nga coronavirusi. Më shumë se 1 200 persona nga 3 700 udhëtarë që ka në total anija, janë testuar për virusin vdekjeprurës. Nga këta 355 kanë rezultuar pozitivë.

Në të gjithë Kinën, deri tani numërohen mbi 70 mijë persona të infektuar nga coronavirusi. Vetëm në rajonin e Hubei, numërohen mbi 58 mijë të infektuar dhe 1 692 të vdekur. Shumica e këtyre rasteve vijnë nga Wuhan, qyteti më i madh i Hubeit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?