140 mln euro mashtrim, avokati: Vendimin për kinezin, kambanë alarmi për KLGJ-në

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Gjykata më standard të dyfishtë”. Kështu deklaroi avokati Arbër Hoxha në një intervistë për Euronews Albania ku komentoi vendimin e gjykatës për dhënien e masës “arrest shtëpie” për shtetasin kinez, Liangbin Chen, i cili akuzohet për 140 mln euro mashtrim.

“Kemi të bëjmë me një arrestim provizor, kur kinezi kërkohet nga Kina me qëllim ekstradimi. Na bën përshtypje përdorimi i standardit të dyfishtë nga ana e gjykatës. Nën dijeninë time, në të njëjtën ditë shtetas shqiptar i ka lënë në arrest në burg dhe shtetasin kinez e ka lënë në “arrest shtëpie”. Veprime të tilla lenë shumë për të dëshiruar”, u shpreh avokati.

Ai tha se gjykata duhet të kërkonte garanci pasurore. “Ky rast është një kambanë alarmi për KLGJ”, tha Hoxha.

- Advertisement -

Një ditë më parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për shtetasin kinez, Liangbin Chen.

Chen nuk duhet të largohet nga banesa e tij dhe gjykata ka urdhëruar prokurorinë që të bëhet ruajtja e tij 24 orë nga punonjësit e policisë.

Liangbin Chen u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit. Ai është në kërkim nga autoritetet kineze për mashtrim me pasoja të rënda. Vlera e mashtrimit për të cilën kërkohet nga autoritetet kineze shkon në 140 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“Kult Art” gjallëron Gjirokastrën, prezantohen punimet e 50 artizanëve

Ditët e trashëgimisë kulturore kanë gjallëruar Gjirokastrën gjatë fundjavës, duke tërhequr edhe turistë, të cilët në këto ditë vjeshte vazhdojnë të vizitojnë qytetin e...

Përfundon autopsia e serbëve të vrarë në Banjskë, familjarët tërheqin trupat

Në Institutin për Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është bërë autopsia e trupave të tre serbëve të vrarë në sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës...

Tensionet në Veri, Osmani takon ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherazi dhe komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka pritur sot në takim ministrin e...

TË FUNDIT

Turizëm kulturor në Durrës, vizitorët e huaj të interesuar për historinë e qytetit

Pushimet në Durrës nuk kanë më sezon! Ndonëse dita e fundit e shtatorit, kudo nëpër qytet gjen turistë. Shumica prej tyre e vizitojnë Shqipërinë për...

Basha takime në Tiranë: Të ardhurat e shqiptarëve, më të ulëtat në Evropë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimeve në degën 4 në Tiranë, pati një ndalesë në zonën pranë shkollës "Bajram Curri", ku bisedoi...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×