English

163 mln euro borxhe, qeveria dhe bashkitë rritin detyrimet e papaguara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkitë dhe ministritë kishin në fund të nëntorit 163 milionë euro borxhe ndaj biznesit dhe qytetarëve. Këto detyrime janë rritur me 20% përgjatë një viti.

- Advertisement -

Ministritë kanë në total 77 milionë euro borxhe, ku dominojnë ato për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largimet e padrejta nga puna dhe investimet për punë publike. Të dy këto zëra kapin vlerën e 55 milionë eurove.

Në krahasim me nëntorin e vitit 2021, detyrimet e papaguara janë rritur në këto zëra 50% në këto zëra, edhe pse qeveria ka siguruar më shumë të ardhura dhe ka përdorur më pak para për investime në raport me planin.

Ndërkohë faturat e papaguara janë rritur edhe në pushtetin vendor, në vlerën e 86 mln eurove ku sipas renditjes, Tirana, Kavaja e Vora rezultojnë borxhlinjtë më të mëdhenj. Detyrimet e përgjithshme për të gjitha bashkitë, u rritën me 10% në raport me vitin 2021.

Detyrimet e prapambetura janë vetëm për fatura te pranuara nga shteti dhe nuk llogariten ato të arbitrazheve që ka humbur Shqipëria. Bashkë me to, detyrimet totale të buxhetit, pa llogaritur bashkitë, janë mbi 230 milionë euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×