Ka shkuar në 17 persona numri i personave të infektuar me coronavirus në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duke bërë të ditur rastet e reja tha se deri tani janë testuar 271 persona. Rasti më i fundit është zbuluar është në Podujevë.
“Deri më sot në Kosovë janë testuar 271 mostra, të dyshimta, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Gjendja e të prekurve në klinikë është stabile, përjashtim pacientit të moshuar qe po trajtohet me oksigjen herë pas herë”, tha Vitia.
Qeveria e Kosovës ka alokuar 6.2 milionë euro nga 10 milionë që është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, Kosovës do t’i ofrohet një kontingjent me pajisje shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë me vlerë 7 milionë euro, ndërsa Banka Botërore ka ofruar 7.9 milionë euro.
Ministri i Shëndetësisë u bëri apel qytetarëve që të mos krijojnë panik sepse stoqet farmaceutike, edhe mos të ketë asnjë mundësi importi nga ky moment, ata kanë rezerva edhe për katër muaj për t’u përballur me këtë situatë.
Sa i takon kapaciteteve spitalore, Vitia tha se do të përforcohen edhe me lirimin e disa hapësirave të tjetra të klinikave qe do të jenë në shërbim të klinikës infektive.