English

173 km/h në Unazën e Madhe të Tiranës, policia heq 9 leje drejtimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtimi i numrit të aksidenteve dhe pasojat e rënda të ardhura nga ky fenomen, një shqetësim ky i ngritur edhe nga Euronews Albania, ka sjellë reagimin e policisë rrugore. Blutë kanë shtuar kontrollet në gjithë të gjithë vendin.

- Advertisement -

Në Unazën e Madhe të Tiranës, në Sauk ku shpejtësia e lejuar është 90 km në orë, një drejtues mjeti është kapur nga radari me 173 km në orë. 9 leje drejtimi iu hoqën shoferëve vetëm ne 3 aksione në këtë zonë. Siguria rrugore është një nga dy prioritete e policisë gjatë vitit 2020. Sipas statistikave zyrtare aksidentet rrugore vrasin 5 herë shumë se krimi i organizuar. Gjatë vitit 2019, 227 qytetarë humbën jetën në rrugët e Shqipërisë.

Shkaqet janë disa, sipas ekspertëve, ku kryesorja është shkelja e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve. Shkeljet kryesore janë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar. Megjithatë në jo pak raste shkak është edhe projektimi i gabuar i rrugëve dhe sinjalistika e dobët.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj njoftoi se do të ketë shumëfishim të gjobave për shoferët që përdorin telefonin gjatë drejtimit të mjetit, parakalojnë në mënyrë të gabuar dhe nuk japin përparësi.

Gjithashtu, drejtuesve të mjeteve të cilat janë përsëritës në shkelje do t’iu kërkohet kryerja e testit të idiotit. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?