17% e investimeve të huaja që kanë ardhur në Shqipëri gjatë vitit të shkuar, rezultojnë nga kompani të regjistruara në parajsa fiskale.
Sipas të dhënave të siguruara nga Euronews, gjatë vitit 2021 janë deklaruar 179 milion euro para të investuara nga zona që ruajnë konfidencialitetin e pronarëve.
Në total, investimet nga jashtë rezultuan 1 miliard e 31 milion euro. Flukset më të larta të parave që hynë nga zonat offshore rezultojnë në pjesën e dytë të vitit.
Këto kompani rritën investimet me 60% më shumë se në vitin 2020.
Në Shqipëri, janë shtuar sërish paratë që vijnë nga Qipro. 201 milionë euro është vlera totale e parave të futura në vend, nga të cilat 17 milion euro vetëm vitin që lamë pas.
Investimet nga Panamaja kanë ndalura, ndërsa firma të regjistruara në ishujt Virgin dhe Kajman kanë tërhequr para nga Shqipëria drejt shteteve të tyre.
LEXONI GJITHASHTU
- Gjithçka që duhet të dini për kompanitë offshore dhe parajsat fiskale
- 330 zyrtarë nga gjithë bota kanë fshehur pasurinë në parajsat fiskale, në listë edhe një politikan shqiptar