English

18 zona në flakë gjatë 24 orëve në Shqipëri, 5 prej tyre të pashuara ende

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

 18 vatra zjarri kanë përfshirë Shqipërinë në 24 orët e fundit.

- Advertisement -

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile 13 prej tyre janë shuar.

5 vatrat aktive ndodhen në Bashkitë Lezhë, Poliçan, Durrës, Përrenjas dhe Librazhd.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se forcat zjarrfikëse po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit në vatrat aktive.

 Janë izoluar vatrat në Qarkun Elbasan ajo në bashkinë Prrenjas në pyll ahu në zonën e mbrojtur në Starovë dhe fshatin Funaras të bashkisë Librazhd. Ditën e sotme ka filluar ndërhyrja nga forcat operacionale për shuarjen përfundimtare të tyre, deklaroi ministria e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes ju bën thirrje qytetarëve për kujdes te shtuar ne përdorimin e mjeteve qe mund te shkaktojnë zjarr ne këto dite me temperatura te larta.

Për shuarjen e zjarreve në vend në 24 orët e fundit janë angazhuar 26 mjete zjarrfikëse dhe 99 efektive zjarrfikës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×