English

‘Enver Sheshi viktimë e mafies së inceneratorëve’, Berisha: E vranë se do fliste

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Enver Sheshi, i cili ndërroi disa muaj  pasi ishte arrestuar lidhur me çështjen e inceneratorëve është vrarë në mënyrë mafioze.

- Advertisement -

Sipas Berishës, Sheshi është viktimë  e mafies së inceneratorëve  pasi kishte vendosur të fliste dhe  të tregonte atë që dinte.

“Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë, errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e inceneratorëve. Menjëherë pas komunikatës zyrtare, e cila ngjallte më shumë dyshime se sqarime, një breshëri mesazhesh nga qytetarët vërshuan, të cilët shprehnin dyshime dhe bindje se i ndjeri Enver Sheshi është viktimë e mafies qeveritare të djegësve.

Këto të dhëna, këto informata shtonin se Enver Sheshi, i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve, kishte vendosur të fliste. Dhe pas kësaj, xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme, e cila ka për kokë direkt, Edi Ramën, gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve, ta çojë në botën tjetër, dëshmitarin e rrezikshëm”, tha  Berisha.

Sheshi ishte i akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Pak ditë më parë, SPAK mbylli hetimet për çështjen e inceneratorit të Fierit dhe ka çuar në gjykim ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 19 persona të tjerë të përfshirë.

Hetimi për inceneratorin e Fierit zbuloi se nga buxheti i shtetit janë përfituar të paktën 4 milionë euro për punë të pakryera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×