English

2 viktima nga coronavirusi në Itali, Shqipëria përforcon masat e sigurisë, 2-fish mjekë e kontrolle në kufi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy viktimat e shkaktuar nga coronavirusi në vendin fqinj, Itali kanë ngritur në këmbë strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task-Forcën për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri.

- Advertisement -

“Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të coronavirusit COVID-19”, thuhet në njoftimin e shpërdarë për mediat.

Vendimet e Task-Forcës

Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore.

Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH.

Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenje klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me coronavirus në këto vende.

Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.

Task-Forca vendosi që masa e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit duhet të vijojë.

Gjithashtu siç është bërë me dije, tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme, që është një strukturë spitalore, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH.

Personat e infektuar nga coronavirusi në Itali tashmë janë 28, qindra persona të tjerë janë nën vëzhgim, ndërsa 50 mijë njerëz janë izoluar në dhjetë bashkitë e karantinuara në zonën e Lodigiano.

Ndërkohë, në Kinë, aty ku e ka prejardhjen edhe virusi COVID-19, u raportua një tjetër ulje e të infektuarve, por një rritje e numrit të fatalitetit. Autoritetet shëndetësore konfirmuan 889 raste të premten, duke e çuar numrin total të infektuarve në 77,654 ndërsa 2.360 kanë mbetur viktima.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?