English

20 emigrantët e bllokuar në kufi, mbesin në tokën neutrale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

20 shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në doganën e Kapshticës në Korçë, të cilët kërkojnë të kthehen në Shqipëri. Mësohet së qytetarët e bllokuar qëndrojnë në tokë neutral dhe nuk kanë një leje të posaçme për të kaluar kufirin.

- Advertisement -

Ata kanë disa orë aty dhe janë ndaluar nga policia kufitare deri në një urdhër se çfarë do të ndodhë me ta, nëse do lejohen të kalojnë apo do të kthehen pas. Ditën e sotme kanë kaluar në doganën e Kapshticës vetëm 3 persona të cilët kanë pasur lejen e posaçme.

Të premten në pikën kufitare të Kapshticës u lejuan të kalojnë 15 persona pas 17 orë pritje në doganë. Ndërsa te enjten ne Kakavije ne Gjirokastër u bllokuan 60 qytetarë të cilët u lejuan të kalojnë pas 20 orë pritje.

Të gjithë personat qe kthehen nga cilido vend duhet të qëndrojnë 14 ditë të izoluar në banesën e tyre. Pavarësisht se shtetit shqiptarë ka arritur një marrëveshje me atë grek për të mospenalizuar asnjë person i cili thyen afatin 90 ditor dhjetëra shqiptare vazhdojnë të vijnë në vendin tonë duke mos pasur një leje të posaçme.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?