English

20 mln € dëm në buxhet, raporti i KLSH: Abuzime me fondet publike në 29 institucione

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dëm ekonomik dhe menaxhim jo efektiv të fondeve në vlerën mbi 2 miliardë lekë ose 20 milionë euro, në 4 muajt e parë të vitit. Dëmi është gjetur pas auditimit në 29 institucione qendrore dhe lokale.

- Advertisement -

Raporti analizon se vlera e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar në fushën e të ardhurave, në vlerën 18.5 mln euro, ose rreth 93% e totalit, kryesisht në të ardhurat e qeverisjes lokale”.

Pjesa tjetër konstatohet tek shpenzimet, konkretisht, në procedura prokurimi dhe zbatim punimesh, në vlerë të përgjithshme rreth 1.5 mln euro.

Mangësitë janë parë në përgatitjen e dokumentacionit të tenderit, hartimin e specifikimeve teknike dhe kritereve të vlerësimit dhe likuidimit të faturave për zërat e punimeve të pa kryera, ku peshën më të madhe e zënë Bashkia e Fierit, Shkodrës dhe Lezhës.

Gjatë kësaj periudhe, KLSH ka dhënë 689 rekomandime, shumicën prej të cilave për masa organizative dhe masa disiplinore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?