English

200 mijë ha tokë djerrë, 25 mijë ha në Myzeqe nuk mbillet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çdo vit në Shqipëri vlerësohet se deri në 30 për qind e tokës bujqësore mbetet djerrë dhe një pjesë tjetër e saj mbillet kultura joprodhuese me pak, ose aspak përfitim për fermerët.

- Advertisement -

Qarqet me braktisjen më të madhe të tokës bujqësore janë Kukësi e Dibra, që njëkohësisht janë edhe zonat me zhvendosjen më të madhe të popullsisë, si edhe Vlora. Në rajone të caktuara të tyre, toka e lënë djerrë shkon deri në 70 për qind të sipërfaqes totale.

Fenomeni po zgjerohet edhe në fushën e Korçës dhe atë të Myzeqesë. Vitin e kaluar në Qarkun e Fierit u mbollën rreth 85 mijë hektarë tokë, nga 110 mijë në total. 25 mijë hektarë u lanë djerrë, ose 22 për qind e totalit.

Nga të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, në 2020 Shqipëri kishte 603 mijë hektarë tokë bujqësore, nga thuajse 700 mijë që numëroheshin një dekadë më parë. Diferenca prej 100 mijë hektarësh është toka bujqësore që ka ndryshuar status, kryesisht në truall për ndërtim.

Arsyet janë të shumta e komplekse, që nga parcelizimi i tokës, emigracioni, rritja e kostos së lëndëve të para, te mbështetja dhe subvencionet e pamjaftueshme shtetërore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?