English

2019 në një kronologji sportive, fituesit e kupave dhe kampionateve të futbollit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vonoi por nuk harroi, futbolli më në fund u rikthye në shtëpi.

- Advertisement -

2019-ta pa diskutim ishte viti i futbollit anglez. Liverpool e Tottenham diskutuan mes tyre trofeun e Champions League ndërsa Arsenal dhe Chelsea atë të Europa League. Një dominin total i ishullorëve që u treguan të gjithve se të zotët e futbollit vijojnë të jenë ata.

Liverpool Fiton Champions League

Pasi bëri provat gjenerale në vitin 2018 me atë finale të humbur kundër Real Madrid më në fund erdhi edhe momenti I Liverpool-it. The Reds arritën që të ngjiteshin edhe nje herë në fronin e Evropës pasi triumfuan 2-0 në finalen e Champions League përballë Totenham. Mohamed Salah dhe Origi kompletuan një sezon fantastik të Liverpoolit.

Një sezon pa diskutim për notën 10. Liverpool është gjithashtu një pretendent mjaft i fortë për të rrëmbyer trofeun sërish.

Chelsea Fitoi Europa League

Dominimin e ekipeve angleze e vijuan Chelsea dhe Arsenal. Dy ekipet përplasën brirët për trofeun e Europa League që në fund pa Blutë që të buzëqeshnin. Chelsea i drejtuar nga Maurizio Sarri arriti të triumfonte 4-1.

Menjëherë pas këtij suksesi tekniku Italian u nis drejt tortinos aty ku nisi një aventure të re me Juventusin.

Portugalia fiton Nations League

Viti 2019 ishte dëshmitar i eventit më të ri futbollistitk në rang kombëtaresh, Liga e Kombeve që shpalli fituesin e saj të parë. Ishte Portugalia e Christiano Ronalos që pas Euro 2016-tës arriti të fitonte një tjetër trofe mjaft të rëndësishëm. Në fakt Luzitanët nuk ishin mes favoritëve pasi skuadra si Franca,Holanda apo Belgjika ishin më të kuotuarat për të triumfuar por ama futbolli luhet në fushë dhe jo në letër.

Kampionët e Evropës i surprizuan të gjithë duke rrembyer trofeun pas finales së fituar 1-0 përballë Holandës.

Manchester City fiton Premier League

Premier League provoi edhe një herë se jo me kot është kampionati më i fortë në botë. Titulli kampion ishte në diskutim deri në sekondat e fundit. Festa me pas ishte e Manchester Cityt.

Cityzens triumfuan me vetëm 1 pikë me shumë se rivalet e Liverpool. Një përplasje në distancë mes dy superfuqive të futbollit anglez që mbajti në ankth tifozë të shumtë të të dyja ekipeve.

 Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola gaboi më pak dhe në fund u shpërblye me titullin kampion.

Barcelona Fiton La Liga

Në kampionatin spanoll u luajt melodia e zakonshme. Barcelona rriti të siguronte titullin e 26 në La Liga dhe të tetin në 11 vitet e fundit.  Një rekord edhe për Lionel Messin që u bë i pari futbollit që arrin të fitojë 10 kampionate me fanellen e barcelonës.

Messi Topi i Artë

Por ky nuk ishte i vetmi rekord për argjentinasin. Messi u konfirmua edhe një herë si futbollisti më i mirë në botë pasi arriti të fitonte topin e artë për herë të gjashtë në karierë.

Pas këtij suksesi mbreti i futbollit botëror është ai pasi askush nuk ka arritur të fitojë topin e artë sa Messi.

Bayern Munich fiton Bundesligën

Për herë të 7 radhazi Bayern Munich arriti që të triumfonte në Bundesligë. Përpos kampionatit bavarezët arritën të rrëmbenin edhe kupën. Kjo ishte hera e 12 në historinë e tyre që fituan si kupën e gjermanisë ashtu edhe bundeligën brenda një sezoni të vetëm.

Juvetusi Fiton Serinë A

Juvetusi vuri shumë objektiva në 2019 por nuk arriti të përmbushte të gjitha. Bardhezinjtë synonin të fitonin tripletën e famshme që përfshin  Championsa League së bashku me Kampionatin dhe Kupën.

Zonja e vjetër u kënaq vetëm me titullin kampion. Megjithatë sezoni nuk ishte edhe aq i keq ai u bë e para skuadër në pesë kampionatet më të forta në Evropë ( Seria A, Bundesliga, La Liga, Premier League, Ligue One) që fiton titullin kampion për tetë sezone radhazi

PSG fiton Ligue One

Ndërsa për PSG kampionati francez ishte një lojë fëmijësh. Parizienët arritin që të siguronin titullin kampion me 16 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahej nga Lile.

Lews Hamilton Fiton Bpotërorin e Formula 1

Një sezon fantastik për Lewis Hamilon që arriti që për herë të gjashtë në karrierën e tij të siguronte titullin kampion bote në Formula 1. Tashmë nuk është lajm që Hamilton është pjesë e padiskuteshme e legjendave të Formula 1.

Synimi i radhës për britanikun është të rrëzojë nga Froni Michael Schumacer që është rekordmen absolut me 7 tituj kampion bote dhe të bëhet ai mbreti i ri në Fomula 1.

Marc Marquez fiton Moto Gp

T’i rëmbesh titullin kampion bote Marc Marquez  në Moto GP sa vjen e behet një mission gjithnjë e më I vështirë. Spanjolli zhvilloi një sezon thjesht fantastik duke mbyllur llogaritë e titullit katër gara para fundit të kampionatit. Ky ishte tituli I gjashtë për  të në karrierë në të gjitha kategortitë.

Brazili fiton Kupen e Amerikës

Një vit mjaft I mbarë edhe për kombëtaren braziliane që arriti të fitonte një trofe të rëndësishëm pas 12 vitesh pritje. 5 herë kampionët e botës triumfuan në kupën e amrerikes pasi mposhten 3-1 në finale Perunë.

Një sukses që u arrit pa Neymar në skuadër por që është një ogur i mirë për të ardhmen që premton shumë.

SHBA – Kampione Bote për Femra

Në fund duhet edhe qeshia mbi tortë.

Futbolli I femrave po merr përdite e më shumë një vëmendje të madhe. Një nga eventet më të rëndësishme sportive ishte kampionati botëror. Pa diskutim që kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të amerikës është ajo që komandon. Këtë vita ta arritën të fitonin botërorin e katërt në karrierë dhe të dytin rradhazi një record që nuk e ka arritur asnjë skuadër përpara tyre. Fitorja 2-0 përballë Holandës në finale me gola të Megan Rapinoe dhe Rose Lavelle.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×