English

21 të vdekur nga coronavirusi në Itali. Në Shqipëri nis shpërndarja e 1.2 mln maskave kirurgjikale 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ka shkuar në 21 numri i viktimave nga coronavirusi në Itali, ndërsa viktimat e fundit kanë qenë sërish të moshuar 77 dhe 80 vjeç. 821 persona rezultojnë të infektuar nga virusi që u përhap me shpejtësi në vendin fqinj, ndërkohë që 46 persona kanë mundur të kurohen dhe shërohen nga coronavirusi.

- Advertisement -

Në vendi tonë deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se Shqipëria nuk është imune nga situata e krijuar, ndërsa njoftoi se 1.2 milionë maska kirurgjikale kanë nisur të shpërndahen në strukturat shëndetësore, përveç mjeteve të mbrojtjes personale dhe stokut ekzistues.

 Drejtoresha e Institutit Të Shëndetit publik Albana Fico deklaroi se po vijon puna me trajnimin e ekipeve mjekësore, ku deri më tani janë trajnuar 800 profesionistë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani janë testuar 23 raste të dyshuara me coronavirus të cilat kanë rezultuar negative.

Lexo gjithashtu: Një qen shtëpie vihet në karantinë, rezultoi me coronavirus

                         COVID-19, shkencëtarët kinezë presin ta vënë nën kontroll brenda prillit

                         Rama mbledh Komitetin Kombëtar të Sigurisë: Karantina për coronavirus është caktuar në zonën e Durrësit

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?