English

21 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, vazhdojnë përpjekjet për armëpushim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sulmet ajrore izraelite vranë të shtunën të paktën 21 persona, përfshirë të paktën dy fëmijë në Gazë, thanë punonjësit e shëndetësisë, ndërsa në Katar vazhdonte një përpjekje e re për bisedime armëpushimi, pas gati 15 muajsh lufte.

- Advertisement -

Mijëra vetë u mblodhën përsëri në Izrael duke kërkuar një marrëveshje armëpushimi, disa orë pasi Hamasi publikoi një video që tregonte një nga pengjet që ende mbahen në Gazë.

Tre sulme ajrore në qytetin Khan Younis të Gazës jugore goditën një makinë, një shtëpi dhe njerëz në rrugë, sipas personelit të Spitalit Nasser.

Mbrojtja Civile, një trupe e ndërhyrjes së shpejtë e lidhur me qeverinë e drejtuar nga Hamasi, tha se një sulm ajror shkatërroi një zonë banimi prapa kompleksit Saraya në qytetin e Gazës, duke vrarë të paktën pesë persona.

Sulmet izraelite të shtunën në mbrëmje vranë tre persona në Bureij dhe tre të tjerë në Deir al-Balah në Gazën qendrore, sipas Spitalit ‘Martirët e Al-Aksas’, ku u dërguan kufomat. Një fëmijë ishte mes të vdekurve.

Ushtria izraelite tha se kishte vënë në shënjestër militantët e Hamasit me një sulm pranë Salah al-Dinit në Gazën jugore gjatë natës dhe me një sulm ndaj një automjeti në Deir al-Balah në Gazën qendrore.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 59 persona janë vrarë dhe më shumë se 270 të tjerë janë plagosur nga sulmet në 24 orët e fundit.

Zyrtarët amerikanë thonë se Uashingtoni ka në plan t’i shesë Izraelit armë në vlerën prej 8 miliardë dollarësh.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?