English

23 kandidatë për kreun e BKH-së, ambasadorja Yuri Kim pret drejtuesin e SPAK

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK, Arben Kraja e nisi punën me një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim.  Në një pjesë të takimit që zgjati rreth 1 orë ishin të pranishëm edhe prokurorët e tjerë të SPAK dhe kundër krimit të organizuar.

- Advertisement -

“Takimi i sotëm i ambasadores së Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamjet mbi ndihmën e vazhdueshme teknike të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ata përballen me krimin e organizuar dhe hedhin hapat e para për të themeluar Byronë Kombëtare të Hetimit”, – thuhej në njoftimin e ambasadës amerikane në Facebook.

Kjo e enjte është një ditë e rëndësishme edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, e thënë ndryshe policia gjyqësore e SPAK, pasi sot mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e saj.

Sipas burimeve, deri në mesditë janë administruar 23 aplikime, ku bie në sy emri i drejtorit aktual të policisë së kufirit dhe migracionit Eduart Merkaj i cili gjatë viteve të fundit ka mbajtur edhe poste të tjera të larta në hierarkinë e uniformave blu.

Surprizë mund të cilësohet edhe kandidimi i disa ish-oficerëve të lartë policie ndër vite, mes tyre edhe Urim Rexhepi. Më herët kanë aplikuar edhe zv/drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në polici, Adriatik Ago dhe Artan Shkëmbi, drejtor hetimi në task forcën qendrore.

Shumë aplikime kanë ardhur edhe nga juristë e avokatë që jetojnë jashtë Shqipërisë, ndërsa një komision i përbërë nga prokurorë të SPAK do të përzgjedhë kandidatin më të mirë i cili duhet të kalojë disa teste dhe do t’i nënshtrohet verifikimit të thelluar të pasurisë dhe integritetit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?