Mubarak Balla, një ateist nigerian është dënuar me 24 vite burg nga autoritetet vendase për blasfemi, sharje kundër Zotit.
Akuzat kundrejt Mubarak Bala janë të lidhura nga postimet që ka bërë në rrjetin Facebook, të cilat kritikonin Islamin.
Përpara gjykatës ai ka pranuar se e bëri këtë gjë me vullnetin të lirë. Avokati i tij tha se dënimi ishte shumë i rëndë dhe mund të apelohej.
Bala, i cili drejtonte Shoqatën Humaniste të Nigerisë, u arrestua në shtëpinë e tij në shtetin verior Kaduna, një vend me shumicë myslimane.
Dënimet për blasfemi nuk janë të reja në këtë shtet, ku një version i ligjit të Sheriatit vepron dhe zbatohet nga një polici fetare e njohur si Korpusi Hisbah.
LEXONI GJITHASHTU: