Mostari ishte qyteti që ndodhej në vijën e parë të konfliktit më vdekjeprurës të Europës pas Luftës së Dytë Botërore, 25 vite pasi u shkatërrua nga lufta, banorët thonë se qëndrojnë ende të ndarë.
Prej vitit 1992 deri në 1995, në Luftën e Bosnjës u vranë 100 mijë njerëz. Në ndërtesa janë ende të dukshme vrimat në mure si dëshmi e plumbave.
Lufta përfundoi pasi u firmos Marrëveshja e Dejtonës, një armëpushim që e përçau vendin.
Në disa pjesë të vendit, ndihen ende ndarjet etnike, një ndër to është dhe Mostari.
Në Mostarin perëndimor jetojnë dhe punojnë shumica e boshnjakëve kroatë, ndërsa në Mostarin lindor jetojnë shumica e boshnjakëve të fesë myslimane.
Shkollim i veçantë
Në shkollë, fëmijët ndjekin programe mësimore që tregojnë histori të ndryshme të ngjarjeve të luftës.
“Programi dhe tekstet shkollore kanë ngjyrim etnik dhe përfshijnë viktimizimin e një populli të përbashkët dhe nxisin përjashtimin e të tjerëve”, sipas një raporti të publikuar nga OSBE.
“Që nga kopshti duhet të zgjedhësh nëse do ta dërgosh fëmijën në një kopsht boshnjak apo kroat dhe fëmijët nuk takohen gjatë klasave të tyre. Ata rriten të ndarë,” tha Amna Popovac, aktiviste e “Nasa Stranka”, një parti pro pluralitetit etnik.
Edhe pse kjo nuk ndodh në çdo vend të Bosnjës, ka ende shembuj të shumta në vend ku njerëzit jetojnë në pallate të ndryshme apo fëmijët shkojnë në shkolla të veçanta.
Kolegje i Botës së Bashkuar është e vetmja shkollë në Mostar ku studentë të etnive dhe feve të ndryshme studiojnë së bashku.
“Frika ime më e madhe është se duke ndarë sistemin e arsimit po ndërtojmë themelet për konfliktin e ardhshëm. S’është e thënë që do jetë luftë, por një farë konflikti mund të ndodhë, Vetëm sepse nuk e njohin njëri tjetrin dhe njerëzit kanë gjithmonë frikë nga e panjohura”, tha Popovac.