English

250 persona kërkojnë ndihmë spitalore çdo ditë në Gjirokastër, dominojnë fëmijët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gripi po prek gjithnjë e më shumë popullatën në këto ditë të ftohta të janarit. Në Gjirokastër çdo ditë kërkojnë ndihmën e mjekut mbi 250 persona, ku dominojnë fëmijet dhe moshat e treta.

- Advertisement -

Në Gjirokastër 250 persona në ditë të prekur nga gripi paraqiten pranë qendrave shëndetësore dhe spitalit të Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore. Specialistët e Shëndetit Publik shprehen së në këtë periudhë ka një rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve të prekur nga gripi dhe virozat e  stinës.

“Infeksionet respiratore virale përsa i përket numrit të rasteve është e rritur edhe në Gjirokastër, qarkullojnë disa lloje virusesh, duke përfshirë gripin, Covid-19, janë viruse që prekin rrugët respiratore dhe shfaqin klinikë të njëjtë”, tha Bledar Ahmeti, specialist i Shëndetit Publik.

Numri më i madh i personave të prekur janë fëmijët, mosha e tretë si dhe pacientët me sëmundje kronike.

“Problematikat shfaqen tek personat e moshës së tretë të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese kronike, personat që kanë imunitet të kompromentuar nga sëmundjet tumorale në këto target grupe të popullatës në fëmijët e vegjël apo edhe në gratë shtatzëna”, tha Bledar Ahmeti, specialist i Shëndetit Publik.

Në këto ditë me fluks të shtuar të virozave bluzat e bardha apelojnë  për respektimin e masave parandaluese.

“Për tu referuar tek mjeku i familjes dhe ç’është më e rëndësishmja për të marrë masa mbrojtëse dhe parandaluese si evitimi i kontakteve me personat e sëmurë me grip, i ambienteve të mbyllura dhe të mbipopulluara me njerëz, mbajtja e maskës, higjena, distancimi social”, tha Bledar Ahmeti, specialist i Shëndetit Publik.

Në nisje të dimrit në Gjirokastër u aplikuan tek popullata rreth 6 mijë doza të vaksinës antigrip.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?