English

26 mijë dosje në Gjykatën e Lartë, deputetët kritika KLGJ. Llagami: Na duhen njerëz

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë raportimit të veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2023, drejtuesja Naureda Llagami u përball në komisionin e ligjeve me kritika nga deputetë të mazhorancës dhe opozitës për mbi 26 mijë dosjet e prapambetura në gjykatën e lartë.

- Advertisement -

“Ju flisni për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, por tek backlogu i Gjykatës së Lartë  në 2018 kanë 28 657 çështje, në 2022 kanë qenë  31 827, pra diferenca 3 mijë çështje.

Si e shpjegoni ju këtë? Si është ky raport në gjykatat e Apelit pra për 2018 dhe 2022. Është çështje vakancash vetingu, apo ka edhe arsye të tjera.

Në raport ju thoni se ka ngarkesë mesatare të punës për gjyqtarë, në GJL rendimenti mesatar i punës për gjyqtar është 480 çështje në vit për gjyqtar mesatarisht, për Apelin e zakonshëm thoni se numri është 315 në vitin për vitin e kaluar dhe  340 çështje gjatë 2023. Si shpjegohet kjo situatë, çfarë po ndodh me sistemin.

Ju flisni për numrin e gjyqtarëve që është i ulur në krahasim me normën europiane, ndërkohë këtë vit me kërkesën tuja ju kërkuat kuotën prej 20 gjyqtarësh, ju e konsideroni numrin e ulët dhe nga ana tjetër ju ulni numrin e kërkesës për gjyqtarë në shkollën e magjistraturës. Është ndonjë strategji kjo?

174 vlerësime në total, sa nga këto vlerësime janë shkëlqyeshëm dhe shumë mirë në këto 174 dhe si mund ta përmirësojmë shpejtësinë dhe cilësinë e vlerësimit.

Ju folët për hartën e re gjyqësore, unë po marr apelin e Tiranës dhe ka në organikë 78 gjyqtarë me hartën e re dhe sot ka 24 dhe ka një staf prej 167 në total dhe ka 115 efektivë, ndërkohë apeli na paska vetëm 8 salla gjykimi dhe 60 zyra nga të cilat 35 janë për gjyqtarët, kur ju e bëtë hartën, çfarë llogaritët ju se dëgjova s’keni buxhet.  Ky është problem sepse të bësh hartë dhe të duash më shumë staf dhe kur s’ke as zyra. Nuk ka mundësi kjo për një zgjidhje të ndërmjetme. Cili është reflektimi juaj si këshill, a ka pasur një debat për këto çështje”, tha Xhafa.

Kryetarja e Lëshillit të lartë Gjyqësor kërkoi mbështetje nga Kuvendi për strategjinë e prezantuar nga institucioni që drejton për t’i dhënë fund dosjeve të prapambetura.

“Nuk jemi në një situatë normale që sistemi ta vlerësojmë në mënyrë normale. Nuk mund të arrijmë dot  të themi te cilësia sepse jemi në kushtet e një nevoje sot një gjyqtari në gjykatën e Tiranës ka 2 mijë çështje dhe normale që ky gjyqtar e ka të pamundur, kur ka 15-20 seanca në ditë të ketë edhe cilësi.

Me hapat që jemi duke marrë me strategjinë unë jam e bindur që do kemi një reagim shumë pozitiv përsa i përket pjesës së cilësisë.
Vlerësimet bëhen për 2 qëllime, e paera është vlerësimi periodik dhe e dyta vlerësimet që bëhem për promovime. Vlerësimi periodik bëhet çdo tre vjet dhe kur bëhet ky vlerësim për gjyqtarin merren 21 dosje në analizë, së bashku me 16 vendime që analizohen plus të dhënat

Të analizosh 21 dosje për një gjyqtar për të bërë vetëm një vlerësim është një punë kolosale”, tha ajo

Përpara deputetëve, Llagami tha se reformat nuk bëhen pa lekë ndërkohë që qeveria kishte vënë në dispozicion të qeverisë 0.1 % të buxhetit të shtetit.

“Po të shohim buxhetin e qeverisë gjyqësore, pavarësisht se jemi të barabartë, buxheti jonë ka 0.1% të gjjithë buxhetit të shtetit.

A mundemi që sot ne me një buxhet 0.1% që kryesisht janë rroga e meremetime e nevoja shumë të vogla sistemi ti kërkojmë të bëjë hapa galopantë qoftë në strukturë, teknologji informacioni. Nuk mundet se këto gjëra shkojnë bashkë.

Gjatë gjithë këtyre viteve pavarësisht mbështetjes që na keni dhënë nuk na ka rezultuar efektive. Nëse n akeni dhënë projektin për një gjykatë nuk na keni dhënë truallin. Nuk flas për juve, jo ju, por për ekzekutivin, pushtetin lokal, e të gjithë pushtetin. Të gjithë këtë e kemi sqaruar tek raporti jonë. Nuk ka munguar asnjëherë vullneti dhe përpjekjet e KLGj-së apo sistemi gjyqësor ajo që është parë ndryshe nga ana juaj këtu. Nuk i është dhënë prioritet tek pjesa e nevojave të sistemit”, theksoi Llagami.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×