Të paktën 26 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur më 1 qershor, teksa ata po shkonin për të marrë ushqime në një qendër për shpërndarjen e ndihmës në Rripin e Gazës, tha një spital fushor i Kryqit të Kuq dhe disa dëshmitarë.
Dëshmitarët thanë se forcat izraelite hapën zjarr ndaj turmës së njerëzve që ishte afër 1 kilometër larg qendrës së ndihmës, që udhëhiqet nga një fondacion i mbështetur nga Izraeli.
Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këtë ngjarje. Fondacioni tha përmes një deklarate se ka shpërndarë ndihma “pa asnjë incident” mëngjesin e së dielës dhe mohoi raportimet e mëhershme për kaos dhe të shtëna afër rreth qendrave të ndihmës, që janë të vendosura në zona ushtarake izraelite, ku qasja e pavarur është e kufizuar.
Zyrtarët në spitalin fushor thanë se të paktën 26 persona janë vrarë dhe 175 të tjerë janë plagosur, por nuk treguan se kush hapi zjarr ndaj tyre. Një reporter i Associated Press raportoi se ka parë dhjetëra persona duke u trajtuar në këtë spital.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vijojnë sulmet izraelite, vriten dhjetëra njerëz në Gaza
- Netanyahu: Kemi vrarë liderin e Hamasit në Gaza