English

28-vjeçari pacienti “zero”, Pipero: Situata nuk mund të shmanget pa bashkëpunimin e qytetarëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa orë pas konfirmimit të 2 rasteve të para me coronavirus në vendin tonë janë marrë një sërë masash të jashtëzakonshme, që nga mbyllja e shkollave dhe kopshteve për 2 javë e deri tek pezullimi i fluturimeve me vendet e prekura nga coronavirusi në Itali.

- Advertisement -

Në një lidhje live me Euronews Albania, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero bëri sërish thirrje që të mos krijohet panik, por të merren masa për kujdes të shtuar ndaj vetes nga kushdo.

Teksa e cilësoi normal faktin që edhe Shqipëria u prek nga ky virus, pasi e kundërta do të ishte e çuditshme, z. Pipero theksoi se për të përballuar këtë situatë të vështirë është i rëndësishëm bashkëpunimi me autoritetet shëndetësore.

“Shqipëria i ka rastet e para, ndaj kujdesi duhet të jetë i shtuar në radhë të parë për higjienën personale, kujdesi për teshtimën apo kollën. Të kemi kujdes nga personat që vijnë nga Italia. Nëse kemi pasur kontakte me ta dhe brenda 14 ditësh kemi shenja grupi të njoftojmë urgjencën. Nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar. Paniku është aleati më i mirë i virusit”, tha mjeku.

Lexoni gjithashtu:

Coronavirus mbërrin në Shqipëri, konfirmohen dy raste të pasagjerëve të ardhur nga Italia

Manastirliu thirrje qytetarëve: Mos shkoni në spitale pa pasur shenja klinike, telefononi në numrin 127

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?