English

Të paktën 3 të vdekur nga cikloni në Madagaskar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën 3 persona humbën jetën në Madagaskar për shkak të ciklonit Batsirai, të dielën.

Pasojat e ciklonit të së shtunës u ndien kryesisht të nesërmen, ku rrugët dhe disa shtëpi u përmbytën, ndërtesa u shkatërruan dhe pati ndërprerje të elektricitetit në Madagaskarin juglindor.

Batsirai ndodhi në orët e vona të së shtunës, ku era me shpejtësi prej 165 kilometrash në orë u përplas në bregdetin lindor të Madagaskarit, duke sjellë shira të dendur dhe stuhi të forta ere.

- Advertisement -

Ishte parashikuar se për shkak të këtij cikloni, rreth 150,000 njerëz mund të zhvendoseshin nga shtëpitë e tyre.

Radioja shtetërore e Madagaskarit raportoi se tre persona humbën jetën brenda shtëpisë së tyre që u shemb nga stuhia në qytetin Ambalavao, rreth 460 km në jug të kryeqytetit Antananarivo.

Të paktën 47,800 njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre, konfirmoi zyra e menaxhimit të fatkeqësive në vend të dielën, duke shtuar se ende nuk ka një numër të saktë për të vdekurit nga ky ciklon.

Një tjetër ciklon, Ana, goditi ishullin e Madagaskarit vetëm dy javë më parë, duke vrarë 55 njerëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×