English

30 plumba në drejtim të viktimave, si ndodhi atentati i djeshëm në Vlorë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

15 persona janë shoqëruar në polici për atentatin e djeshëm në Panaja të Vlorës, ku mbetën të vrarë, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

- Advertisement -

Gazetarja Ebrieta Maçaj raporton së në polici kanë dëshmuar, miq, familjarë të viktimave dhe dëshmitarë okularë.

Ende policia nuk ka rënë në gjurmët e autorëve, por pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes. Në vendngjarje u gjetën 30 gëzhoja dhe sipas hetuesve në drejtim të viktimave është qëlluar më 2 armë zjarri tip kallashnikov.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një moment ku nuk pati fluks mjetet në rrugë dhe nga hetimet ka rezultuar se autorët kanë qenë profesionistë.

Autorët me mjetin BMW hapën zjarr në pjesën e parme të makinës, ku shoferi ishte Hakim Xhezo dhe pasagjer Shpati Lena.

Pas atentatit ata u larguan drejt Fierit dhe më pas udhëtuan në rrugën Levan-Tepelenë.

Viktimat ishin nisur drejt burgut të Lushnjës ku do t’i çonin veshje dhe ushqime vëllait të Hakim Xhezos, Eduard Xhezos, i dënuar me 15 vite për ngjarjen e 2019.

Shpati Lena lëvizte në qytetet me makinë të blinduar, por së fundmi kishte ndërruar mjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?