30 prilli është fati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2021.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri me dije lajmin dhe rikujtoi se ata që:
- kanë pagë bruto vjetore mbi 2 milionë lekë
- janë të dypunësuar
duhet të plotësojnë “Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave”.
DIVA duhet plotësuar nga 82 178 të punësuar.
Deklarata DIVA 2021, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.
LEXONI GJITHASHTU: