Pas orës 3 të mëngjesit, një marrëveshje e re financiare për klimën u arrit në Baku. Pas orësh të gjata negociata, vendet arritën një kompromis për çështjet kyçe: të ashtuquajturin Synimi i Ri Kolektiv i Kuantifikuar – që ishte çështja bazë e samitit.
Palët ranë dakord të sigurojnë 300 miliardë dollarë në vit për klimën brenda 2035-s.
Më herët gjatë së shtunës, negociatorë nga grupimet Vendet më pak të zhvilluara dhe Aleanca e shteteve-ishuj u larguan nga takimi pasi debatet mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim mbi draftet e fundit u intensifikuan.
Debati për rritjen e kuotës fillestare prej 250 miliardë të bërë të premten thelloi më tej përçarjen mes vendeve.
Grupimi G77 plus Kina, që përfaqëson mbi 130 vende të zhvilluara, kërkoi të paktën 500 miliardë në nivel vjetor brenda 2035-s, duke bërë thirrje për më shumë transparencë për strukturën dhe formën e këtij fondi.
Dhe ndërsa BE-ja e mirëpriti rezultatin, me komisionerin për Klimën që tha se objektivi prej 1.3 trilionë dollarë mundet ende të arrihet, India shprehu zhgënjimin e saj.
Qeveritë ranë gjithashtu dakord mbi tregjet e karbonit dhe gjetën një kompromis për përshtatjen e tyre.
“Edhe pse akordi për i ri financimin nuk përmbush tërësisht. kërkesat e ardhura nga vendet e varfra, ai ka hapur një kapitull të ri në bisedimet për klimën dhe, më e rëndësishmja, shpëtoi organizatën COP029 nga kolapsi”.