English

31 viktima nga tërmeti në Turqi, vazhdojnë operacionet e kërkim shpëtimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Orët e para të mëngjesit të ditës së dielë, Shtabi i emergjencave civile AFAD, deklaroi se numri i viktimave të tërmetit që preku Turqinë lindore të premten në mbrëmje ka arritur në 31.

- Advertisement -

Sipas deklaratave të tyre, pas tërmetit që e kishte epiqendrën në qytetin Sivrice, të provincës Elazig, numri i pas goditjeve ka arritur në 600, 19 prej tyre në intensitetin mbi 4 ballë.

AFAD bëri të ditur për median se deri tani kanë arritur të nxjerrin 45 persona nga rrënojat dhe numri i personave të regjistruar në spitale ka arritur shifrën 1556.

Në vend janë ngritur 9 233 çadra dhe sipas vëzhgimeve të realizuara deri tani 76 ndërtesa rezultojnë të shkatërruara komplet, 642 të dëmtuara rënd dhe 425 më dëmtime të pjesshme.

Pavarësisht se orët po kalojnë, forcat e shpëtimit nuk heqin dorë dhe shprehen të vendosur ta çojnë misionin e tyre deri në fund.

Duke ju dhënë kështu, sigurinë qytetarëve se do të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar ata të cilët ende nuk kanë arritur ti gjejnë nën rrënoja.  

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?