English

33 politikanë, gazetarë dhe biznesmenë nën përgjim, qeveria greke në rrezik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Skandali i spiunëve në Greqi vazhdon dhe mori një tjetër kthesë të shtunën me publikimin e një liste të gjatë emrash të zyrtarëve të qeverisë, gazetarëve dhe biznesmenëve që ishin gjithashtu objekt i përgjimeve.

- Advertisement -

Sipas gazetës greke “Documento”, 33 persona u gjetën të kenë gjurmë të sistemit ilegal të përgjimeve “Predator” në pajisjet e tyre, duke përfshirë disa anëtarë të kabinetit të qeverisë konservatore të Demokracisë së Re dhe familjet e tyre, politikanë nga partia kryesore opozitare Syriza, gazetarë dhe biznesmenë kryesisht nga sektori mediatik, raporton Politico.

Shumica e zyrtarëve të kontaktuar nga gazeta thanë se nuk ishin në dijeni se ishin në shënjestër ose nuk donin të komentonin.

Mes figurave në listë janë ministri i Financave, ministri i Jashtëm, dy ish-ministra të Mbrojtjes Civile, Ministri i Zhvillimit, Ministri i Punës dhe ai i Turizmit, së bashku me bashkëshortet e tyre, si dhe objektiva të njohur si lideri i opozitës Pasok Nikos Androulakis dhe gazetari Thanasis Koukakis.

Zëdhënësi i qeverisë, Yiannis Ikonomou tha në një deklaratë të lëshuar të shtunën vonë se raporti nuk ishte i bazuar në provat, por shtoi se “autoritetet duhet ta hetojnë plotësisht atë, veçanërisht gjyqësori grek”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×