Guardia di Finanza ne Itali sekuestroi 333 kg kokaine te pastër e cila në treg do te kapte vlerën e 100 milionë eurove.
Droga kishte mbërritur ne Itali nga Brazili, e fshehur mes pllakave të granitit.
Në portin e La Specias, agjentët e doganës zbuluan lëndën narkotike, por e lanë te kalonte për të kapur pritësit. Droga përfundoi në një magazinë, ku edhe u kryen arrestimet.
Policia italiane arrestoi një shqiptar, bashkë me një italian, një kroat dhe një brazilian. Ata akuzohen për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike