English

34 vatra zjarri në 24 orët e fundit, zonat më problematike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tridhjetë e katër vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilave 22 janë shuar, sipas të dhënave nga nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile.

- Advertisement -

Vatrat e zjarrit janë shuar në fshatrat në Shkodër, Vlorë, Selenicë, Elbasan, Gramsh, Skrapar, Berat, Kuçovë, Tiranë, Fier, Tepelenë, Memaliaj, Lushnje dhe Librazhd.

Ndërsa, vijojnë të jenë aktive vatrat në Postribë, Vaun e Dejës, Mat, Klos, Durrës, Kurbin, Lezhë dhe Poliçan.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 1004 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 70 mjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i FA.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×