English

35 mijë dosje stok në Gjykatën e Lartë, KLGJ-ja pritet të dërgojë për dekretim te presidenti 3 kandidatë 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Lartë pritet të plotësohet me 3 anëtarë të cilët vijnë nga juristët jashtë sistemin gjyqësor. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se tre kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë përzgjedhur nga një punë disamujore janë Sokol Sadushaj, Ilir Panda dhe Ervin Pupe.

- Advertisement -

KLGJ do të zhvillojë një mbledhje të enjten ku do të pikëzojë tre juristët dhe më pas emrat e tyre do t’i dërgohen për dekretim presidentit të republikës. Numri një i shtetit ka afat 30 ditë për t’i dekretuar. Nëse kjo nuk ndodh, sipas ligjit ata automatikisht marrin emërimin.

Ky zhvillim pritet të lehtësojë pak situatën ku ndodhet Gjykata e Lartë pasi stoku i dosjeve ka kaluar 35 mijë.

Me emërimin e tre juristëve gjykata do të ketë 4 anëtarë dhe mund të fillojë shqyrtimin e dosjeve që kërkojnë një trupë me tre gjyqtarë. Ndërsa KLGJ pritet të hapë garën edhe për 14 vende vakante në Gjykatën e Lartë, këta kandidatë sipas ligjit duhet të vijnë nga sistemi gjyqësor.

Po në këtë mbledhje, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të hape garën për 5 vende vakante në Gjykatën e posaçme të Apelit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?