Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar se të paktën 56 persona kanë humbur jetën ndërsa 200 të tjerë janë lënduar nga rrëmujat në turmën e ceremonisë mortore të gjeneralit Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm ajror nga forcat amerikane disa ditë më parë.
Media thotë se ngjarja ndodhi në Kerman, në vendlindjen e gjeneralit, gjithashtu edhe vendi ku po mbahej ceremonia mortore.
Funerali i tij është shtyrë në një kohë të papërcaktuar ende.
Trupi i gjeneralit të lartë të Iranit mbërriti në Kerman për tu varrosur të martën pas tre ditë zie në të gjithë vendin.
Mijëra persona ishin mbledhur në qytetin e Kermanit, vendlindja e Gjeneralit të ndjerë Qassem Soleimani, aty ku ai dhe do të prehet, së bashku me personave të tjerë që mbetën të vdekur pas sulmit të së premtes
Khameini lutet mbi arkivolin e gjeneralit
Dje, Lideri Suprem I Iranit Ayatollah Ali Khamenei u lut mbi arkivolin e gjeneralit të lartë Iranian dhe personave të tjerë të vrarë nga sulmi ajror I forcave amerikane pranë aeroportit të Bagdadit javën e shkuar.
Pasardhësi I gjeneralit, Easmail Ghaani, qëndronte në krah të Liderit Suprem, bashkë me presidentin Iranian Easmail Ghaani dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Republikës Islamike.
Në një moment, Khamenei është parë i përlotur gjatë lutjeve tradicionale myslimane për të vdekurit. Teksa, turma vajtonte e lëshonte britma “Vdekje Amerikës!”
Vajza e Soleimanit kërcënon SHBA-në
Më herët gjatë ditës, vajza e Soleimanit ka kërcënuar për një sulm mbi ushtrinë amerikane në Lindjen e Mesme teksa i drejtohej një turme prej qindra mijërash në Teheran e cila shtrihej aq gjatë saç mund ta kapë syri.
“Familjet e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme do t’i kalojnë ditët duke pritur vdekjen e tyre dhe të fëmijëve të tyre,” tha Zeinab Soleimani.
Një turmë e madhe është mbledhur në qendër të Teheranit në ditën e dytë të homazheve të funeralit.
Një ditë më parë, të pranishmit, kanë brohoritur slogane kundër Amerikës dhe Izraelit përkundruall një atmosfere me këngë vajtimi që dëgjoheshin nga altoparlantët.
Kjo ishte hera e parë që Irani nderon një person të vetëm në një ceremoni që zhvillohet në disa qytete, që nga funerali i themeluesit të Republikës Islamike Ayatollah Ruhollah Khomeini në 1989-n. Sipas televizionit shtetëror iranian, miliona njerëz kanë dalë në rrugë të dielën në mëngjes teksa trupi i tij kalonte përgjatë turmës.