Janë 36 mijë punonjës në Shqipëri që derdhin kontribute shtesë për të marrë pensione të larta në të ardhmen. Shifrat tregojnë se më shumë se 2000 individë shtohen çdo vit në skemën e pensioneve private.
Qytetarët kanë rritur interesin për të investuar në skemat e pensioneve private.
Në fund të tetorit numri i personave që kanë paguar për të marrë një pension nga fondet vullnetare arriti në 36 020, duke u rritur me 2420 individë, krahasuar me 1 vit më parë.
Vlera e parave të investuara në këto fonde kapi shifrën 46.8 milionë euro, duke shënuar një rritje vjetore 18%.
Interesi më i madh për të marrë një pension nga kompanitë private është për gjininë femërore me 18 500 pjesëmarrëse, kundrejt 17.550 meshkujve.
Por si funksionon skema private e pensioneve në krahasim me atë shtetërore dhe çfarë përfitimesh ka?
Bëhet fjalë që një pjesë e kontributit nga puna të derdhet në fondin e kompanive të sigurimit, dhe ai rimerret moshën e pleqërisë.
Kështu, nëse një individ kontribuon çdo muaj nga 5,000 lekë për 10 vjet në, ai do të përfitojë një pension mujor prej 8,200 lekësh për 10 vite pensionimi. Sipas këtij modeli, përfitimi rritet nëse kontributi që anëtari zgjedh të derdhë do të jetë më i madh.
Pensionet private shihen si mundësi për të garantuar një pension më dinjitoz në të ardhmen, por shumë individë janë skeptikë për t’u bërë pjesë e kësaj skeme.
LEXONI GJITHASHTU:
‘Rrisni pensionet’, invalidët e punës protestë para Ministrisë së Financave
Nga 1 tetori, paga minimale 34 mijë lekë, rriten edhe pensionet