Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës këtë të enjte, pasi është drejtuesi teknik i një firme ndërtimi, ku ditën e djeshme u aksidentua një punëtor.
Punëtori 38-vjeçar, u rrëzua nga lartësia e objektit në ndërtim në zonën e Vorës, në fshatin Picar.
Ai u transportua me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Administartori, i cili mbante dhe detyrën e drejtuesit teknik u ndalua për shkak te shkeljes së rregullave të sigurisë në punë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe drejtues teknik i një firme, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, në fshatin Picar, Vorë, duke punuar në një objekt që ndërton kjo firmë, ka rënë nga lartësia shtetasi Xh. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- EMRAT| I zuri skela e pallatit në ndërtim, një nga të plagosurit në gjendje të rëndë
- Rrëzimi i skelës në pallatin në Tiranë, shoqërohen inxhinieri dhe 2 punëtorë