English

4 të vdekur dhe 659 raste të reja me COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Katër persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 659 raste të reja me virusin.

- Advertisement -

Kjo është dita e tretë radhazi që infektimet ditore janë nën shifrën 1000, gjë që tregon një trend rënieje të rasteve të reja.

Rastet e reja kanë dalë nga 3,136 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 1,549 qytetarë të shëruar nga virusi. Që prej fillimit të pandemisë në vend, janë shënuar 247,636 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht janë 13,608 persona të infektuar me COVID në Shqipëri.

152 persona janë të shtruar në spital, 15 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.

Qytetarët mbi 16 vjeç mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Statistika për datën 6 shkurt  2022 nga Ministria e Shëndetësisë

Raste të reja ditore   659

Të shëruar në 24 orë   1,549

Të shtruar në spitale   152

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore  3,136

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  5,227

Fier  1,673

Shkodër  1,358

Vlorë   1,066

Elbasan    865

Gjirokastër    827

Berat   733

Lezhë    534

Korçë   498

Durrës    422

Kukës    277

Dibër    128

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×