English

“4 tenderë sekretë”, Alibeaj:  Rama të bëjë transparencë për milionat e eurove

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike akuzon se Ministria e Shëndetësisë po përfiton nga situata e pandemisë për të fshehur paratë e shpenzuara në katër tenderë të cilat i ka klasifikua si sekret shtetëror.

- Advertisement -

Ish-deputeti Ankeljed Alibeaj i ka kërkuar Kryeministrit, Edi Rama që të bëjë transparente procedurat, për vlerën e tyre dhe përzgjedhjen e fituesit. Alibeja: Rama të bëjë transparente procedurat për 4 tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë, sa është vlera dhe si u zgjodh fituesi

“Në datën 21 Mars dhe 3 prill, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që me tender sekret 24 orësh: të furnizohet me mjete mbrojtëse për stafet shëndetësore; të blejë kite për laboratorin e QSUT-së; të trajtojë mbetjet spitalore të pacientëve me COVID 19 dhe të blejë respiratorë për të rritur dhe fëmijë. Për të gjitha këto, Partia Demokratike kishte kërkuar që në muajin shkurt të merreshin masa, por qeveria bëri të vetmen gjë që di të bëjë mirë: Kryeministri në fillim u tall dhe pastaj gënjeu se kishte gjithçka duhej për përballimin e situatës”, deklaroi ish-deputeti i PD.

Z. Alibeaj nënvizon se, “shqiptarët nuk lejohet të dinë sa lekë kushtuan 3 kontratat e miratuara më datë 3 Prill”, ndërkohë që akuzon dhe kreun e qeverisë se ka gënjyer kur thoshte se Shqipëria është e përgatitur për pandeminë.

“Sigurisë kombëtare nuk i vjen asnjë rrezik nga transparenca. Antivirusi më i mirë për vjedhjen e lekëve të shqiptarëve është transparenca! Partia Demokratike i bën thirrje Qeverisë të bëjë menjëherë publike dosjet e prokurimit të këtyre 4 tenderave dhe të bëjë transparencë para qytetarëve për milionat e eurove që po fshihen si kontrata sekrete”, përfundon deklarata e ish-deputetit të PD duke i bërë thirrje SPAK dhe KLSH që të verifikojnë procedurat e prokurimit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?