Dyzetenjë qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi
Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 407 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 28 të shëruar.
Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar gjithsej 272.893 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në Shqipëri janë 341 qytetarë të konfirmuar me COVID-19. Katër persona po marrin trajtim në spital.
Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 12 qershor
Raste të reja ditore 41
Të shëruar në 24 orë 28
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 407
Testime totale 1,835,130
Raste pozitive 276,731
Raste të shëruara 272,893
Raste Aktive 341
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 233
Fier 52
Vlorë 23
Durrës 8
Korçë 7
Shkodër 7
Elbasan 4
Gjirokastër 4
Berat 2
Lezhë 1