Dyzetenjë qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi.
Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 341 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 31 të shëruar.
Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar gjithsej 271.857raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në Shqipëri janë 261 qytetarë të konfirmuar me COVID-19. Gjashtë persona po marrin trajtim në spital.
Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 15 maj
Raste të reja ditore 41
Të shëruar në 24 orë 31
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 341
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 155
Fier 33
Vlorë 14
Shkodër 13
Lezhë 10
Elbasan 8
Berat 8
Gjirokastër 8
Korçë 5
Kukës 3
Durrës 2
Dibër 2